Në Gjevgjeli janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30, në autostradë afër vendkalimit kufitar “Bogorodivcë”-Gjevgjeli është arrestuar 35-vjeçari B.A. dhe 63-vjeçari I.A., të dy nga Tetova.

“Gjatë kontrollit në automjetin “BMW”, me targa të Gostivarit,që po drejtohej nga B.A. dhe pasagjeri I.A., janë gjetur 10 persona – mërgimtarë nga Siria”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.