Nga Dr.Bekim Tateshi

Kriza e rëndë politike që ka kapluar Maqedoninë ndikon negativisht në çdo lëmi të jetës. Në aspekt socio-ekonomik regjistrohet edhe më tej humbje dhe zhdukje e vazhdueshme e klasës të mesme, ku si pasojë ka rritje të vogël të të pasurve dhe rritje e numrit të madh të qytetarëve të varfër e kështu kthehemi mbrapa në sistemet shoqërore me krijim të klasave.
Klasat shoqërore i krijojmë ndërsa pluralizmin politik e shëndrojmë në njëmendësi duke shpallur zgjedhje njëpartiake dhe kështu fillojmë ti ngjajmë Koresë të Veriut edhepse gjeografikisht jemi larg. Kjo është turp për imazhin e shtetit i cili rrënohet dita-ditës, është mëkat për gjithë ato sakrifica dhe mund të demokratëve të vërtetë, është dënim për gjeneratat e reja që nga padurimi emigrojnë, është dhunim për gjeneratat e mesme dhe të vjetra të cilëve gjysma e jetës u ka kaluar nëpër kriza të ndryshme.
Veprimi i çuditshëm i VMRO-së edhe nuk na habit, se u mësuam, por mua më habit se si ka mundësi i gjithë ai potencial intelektual i grumbulluar në këtë grupim politik nuk e pa të arsyeshme të kundërshtojë këtë çmenduri dhe kokëfortësi e cila çon në humnerë partinë, por edhe shtetin në përgjithësi.
Jam thellë i bindur se sikur të mos egzistonin partitë jashtëparlamentare shqiptare, dy partitë parlamentare të shkrira në një do ti bashkangjiteshin këtij cirkusi dhe do na e sjellnin Korenë e Veriut në Ballkan dhe do ta varrosnim demokracinë përgjithmonë sëbashku me gjitha atributet të një kombi.
Prej nesër nis kampanja parazgjedhore më e dhimbshme, po edhe më qesharake. VMRO-ja do t’i prezentojë proekte VMRO-së, VMRO-ja do t’i polemizojë VMRO-së, pastaj në listën e votimit do të ketë një parti dhe do të fitojë ajo parti.
Pesë qershori do të jetë ditë zije për pluralizmin politik,
Pesë qershori do të jetë dita e varrimit të demoracisë,
Pesë qershori do të jetë fillimi i fundit apo fundi i fillimit i regjimit koreanoverior,
Pesë qershori do të jetë dita e krijimit të Koresë së Veriut në Ballkan,
Pesë qershori do të jetë dita …