Kosovë – Kroacia, vjen dënimi i parë nga FIFA

Federata e Kroate e Futbollit thotë se u gjobit 50 mijë franga zvicerane nga FIFA për sjellje të papërshtatshme nga tifozët në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kosovës.

Tifozët e dy ekipeve u dëgjuan duke brohoritur “Vriteni Serbin” në gjuhën serbe, gjatë fitores prej 6 – 0 të Kroacisë në “Loro Boriqi”, transmeton Indeksonline.

FIFA do të hap një rast për disiplinë edhe kundër federatës së Kosovës.

Ndërsa, Kroacia tashmë ka edhe një ndeshje për ta përfunduar dënimin që kishte marr nga FIFA për t’i zhvilluar dy ndeshje pa tifozë.