Sipas zbulimeve të fundit nga shkencëtarët konsumimi i alkoolit ndërron gjendjen e trurit tonë në të uritur si dhe rritë apetitin, shkruan BBC, transmeton fol.mk.

Sipas disa testimeve të zhvilluara tek minjtë është parë që alkooli aktivizon sinjalet e trurit që i thonë trupit të ushqehet më shumë.

Studiuesit britanik, të cilët kanë publikuar të gjeturat e tyre tek revista Nature Communications, besojnë që e njëjta gjë ndodhë edhe me njerëzit.

Kjo do të shpjegonte se pse njerëzit hanë më shumë pasi që kanë pirë disa gota.