Kur jeni larg punës dhe përditshmërisë, ju kap një optimizëm i tepruar dhe besoni se jeta juaj mund të ndryshojë brenda pak ditësh. Por a është e drejtë t’i ngarkojmë pushimet me kaq shumë pritshmëri?

Në fund të fundit, presim shumë nga pushimet. Mund të jetë linja jonë e shpëtimit që do të na bëjë të mbijetojmë edhe një vit. Por nuk ndodh kështu. Nuk mund të mbulosh boshllëqet e një viti të tërë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

“Shqetësimi juaj i parë, pritshmëria juaj e vetme nga pushimet tuaja duhet të jetë pushimi”, shkruan Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor.

“Disa ditë kushtojani vetes. Flini, zgjohuni pa alarm, dëgjoni zhurmën e detit, mos flisni, mos mendoni, shijoni pamjen, zhytu, noto, shtrihu në rërë, shiko qiellin, qesh. Zbrazuni dhe mos prisni asgjë”.

“Dhe mos harroni gjithashtu se kur nuk prisni diçka…, atëherë ajo që vjen është një dhuratë!”, shkruan Birçaj, për Psikologjia.