Në mbledhjen e sotme të Grupit Punues të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian është kuptuar se nuk është i harmonizuar mendimi rreth hapjes së kapitujve 23 dhe 24 me Beogradin, dhe një vendim final pritet të shqyrtohet të hënën, shkruan Vecernje Novosti

Si rezultat i kësaj mediat në Serbi raportojnë se ka gjasa shumë të vogla që në konferencën ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Serbisë që do të mbahet me 30 qershor të hapen kapitujt kryesorë 23 dhe 24 të sundimit të ligjit dhe të lirive themelore në negociatat për anëtarësim.

Kjo për shkak se Kroacia ende po e kushtëzon Beogradin me kompensim për dëmet dhe viktimat e luftës.

Po ashtu, është thënë se Rumania dhe Bullgaria kanë dhënë vërejtje indikative për të drejtat e pakicave në Serbi.