Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar nga organizmi Europian i futbollit se është ndëshkuar me masë financiare.

Kjo në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, pasi është hedhur një fishekzjarre nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës.

Nga kjo komunikatë bëhet me dije se, kuqezinjtë janë dënuar me 20 mijë euro gjobë. Ky është ndëshkimi i parë nga Uefa në një Europian për Shqipërinë.