Zaharieva: Bullgaria me muaj propozon takim të Komisionit ndërqeveritar me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria me muaj propozon të mbahet takim i Komisionit ndërqeveritar me Republikën e Maqedonisë së Veriut që të bëhet analizë serioze e situatës, ka deklaruar ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva për Radion kombëtare bullgare.

“Kemi kontakte serioze në këtë temë. Përpiqemi të përgatisim propozim protokoll të komisionit. Në të ka punë konkrete- komisioni historik, të mos lejohet vendim i njëanshëm për ndërprerje të punës së komisionit, për biznesin, kulturën, arsimin, mbrojtjen, gjuhën e urrejtjes. Kemi propozuar të formohen organe konkrete që do të reagojnë, kur do të jetë e nevojshme në uljen e gjuhës së urrejtjes”, ka thënë Zaharieva.

Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Zaharieva është përqendruar në ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor me çka ka vlerësuar se disa nga vendet kandidate për anëtarësim në BE nga rajoni janë shumë pak të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së ndaj Rusisë si rezultat i ndikimit të Moskës ndaj tyre.

Zaharieva vlerëson se është e rëndësishme që këto vende të reformohen dhe të vendosin nëse do të jenë aleatë të NATO-s dhe nëse do të jenë anëtare të BE, ndërsa jo një nga fqinjët e saj.

“Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të ndjek rrugën e anëtarësimit (në BE), por të jetë e sinqertë dhe jo vetëm me fjalë. Po përpiqemi t’i ulim tensionet”, ka thënë Zaharieva.