Kryeministri Edi Rama uron ditën e lumturimit të Nënë Terezës, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Shenjtorja shqiptare vlerësohet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.