Sot  në  Tetovë në praninë e  gjysmës së  kuvendarëve  në mbledhjen e kuvendit qendror të RDK-së , të inicuar nga nje  grup i Kryesisë Qendrore  është shkarkuar Vesel Memedi  kryetari i RDK-së dhe në vend të tij është emëruar Fadil Zendeli.

Pas përfundimit të  mbledhjes së Kuvendit Qendror të Rilindjes Demokratike Kombëtare,  kryetari i posazgjedhur para mediumeve deklaroj: “Mund të konfirmoj  se me ndryshimet që ndodhën në këtë kuvend qendror të RDK-së në drejtim të udhëheqsisë, më kanë emëruar si kryetar i ri i kësaj partie”. “Unë  konfirmojë sot se RDK-ja fuqishëm lufton për vlerat demokratike brenda partisë dhe në ruajtjen e të gjithë vlerave demokratike në funksionimin e institucioneve demokratike partiake”. Më tej z. Zendeli shtoj se: “RDK-ja nën udhëheqjen e tij do të vazhdojë fuqishëm bashkëpunimin me Lëvizjen për Reforma-PDSh dhe Aleancës për Shqiptarët, poashtu edhe në bashkimin e opozitës  shqiptare”

 Ndërkaq i menjëhershëm ka  qenë edhe reagimi  i kryetarit të shkarkuar të RDK-së , z. Vesel Memedi  i cili  poashtu sot  në ora 12  zhvillojë një takim me antarësin e gjërë të RDK-së në selinë kryesore në Gostivar. Ai në një prononcim për Aktpress tha se : “Nuk komentohen festat private të individëve që nuk janë antarë të RDK-s” dhe se “Nuk merrem me njerëz jo legjitim që janë shkarkuar dhe suspenduar nga partia”

Nga burime  konfidenciale  mësohet  një e vërtetë   se me rastin e kuvendit të ditës së sotme në Tetovë, ishte i  dyshimt  kuorumi  i kërkuar për  vazhdimin e mbledhjes sipas pikave të parapara të rendit të ditës.

Zhvillimet e fundit në RDK, nuk kanë mbetur pa u  komentuar edhe nga opinionistët e shumtë të cilët unanimisht vlerësojnë se  ngjarrjet në RDK, llogariten  si shumë të dëmshme për opozitën shqiptare. /fol.mk

ndiqni kroniken e huazuar nga Alsat-M