Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, lidhur me reagimet e fundit të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ymeri po konsideron se presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi, nuk ka guxim t’i përgjigjet deklaratave të deputetit të Vetëvendosje!-s, Rexhep Selimi.
 
 
Postimi i plotë i Visar Ymerit:
 
 
Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euonews më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.
Nga pozicioni i presidentit (në tentativë) Thaçi dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së. Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje! dhe aktivistët e deputetët e saj.
Tash që Veseli po del në skenë, Thaçi është ai që po futet gradualisht prapa skenës. Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë.