Kryetari i RDK-së Vesel Memedi sëbashku me bashkëpuntorët e tij Shpat Iseini dhe Berat Abdullau u prit në ambasadën shqiptare në Shkup nga ana e ekselencës së tij z. Fatos Reka dhe konsulit të ambasadës z. Alfred Hoxha. Në këtë takim mjaft përmbajtësor dhe miqësorë u bisedua rreth aktualitetit politik në vend, solucionet për dalje nga kriza, zgjedhjet e dhjetorit, si dhe shumë çështje tjerra të rëndësishme për kombin, dhe dy vendet respektive, për t’u ballafaquar me sfidat që e presin Ballkanin perëndimorë në përgjithësi.

Kryetari i RDK-së Memedi duke falënderuar ekselencën e tij, z. Reka për pritjen në ambasadën shqiptare, theksoi se Ballkani perëndimorë ndodhet para një sfide të përmasave të mëdha, dhe për këtë arsye kërkohet komunikim i ndërsjelltë nëmes Maqedonisë dhe Shqipërisë me qëllim që të përballemi më lehtë me sfidat e kohës.

Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin shqiptar se RDK-ja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përballjen me krizën politike në vend, duke qenë një nga partitë më konstruktive dhe më avangarde në ofrimin e solucionit për dalje nga kjo krizë e thellë dhe mjaft delikate. Kryetari Memedi gjithashtu theksoi se zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje për krizën, por se RDK-ja do të marr pjesë në zgjedhje që janë paraparë të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

Ekselenca e tij, ambasadori i Shqipërisë z. Fatos Reka falënderoi kryetarin Memedi për vizitën që ia bërri ambasadës shqiptare dhe theksoi se ambasada shqiptare është e hapur të ofroj dhe pranoj kontributin e secilit për t’u ballafaquar me sfidat e kohës që e presin Ballkanin perëndimorë në përgjthësi.