Kryetari i UNITETI-t, Gjeneral Gëzim Ostreni, nënkryetari Zulfi Adili dhe anëtari i kryesisë qendrore Ardian Limani kanë realizuar një takim pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, Ivan Petkov. Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, si dhe rreth platformës politike të Uniteti-t. Kryetari i UNITETI-t ka prezantuar angazhimin e partisë për demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore mes popujve dhe vendeve tona.