lato1Iniciativa për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së vendimit të komunës Butel për vendosjen e Kryqit si donacion nga Kongresi Botëror Maqedonas u largua nga rendi i ditës së seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Ashtu si tha gjykatësi raportues Vladimir Stojanovski ende është duke u përgatitur referati dhe kjo iniciativë do të vendoset në rend dite në seancën e ardhshme, kur Gjykata do të duhet që të vendos se si do të veproje me të, ta pranoj ose ta hedh poshtë.

Është kontestuese për kryetarin e Strugës dhe njeriun e parë të LR-PDSH, Ziadin Sela i cili është bartës i iniciativës për vendimin e sjell pa respektimin e rregullit të Badinterit. Kryqi ende nuk është vendosur, edhe pse duhej që të vendosej para dy muajve.

lato2