KSHZ-ja sonte miratoi raportin e të dhënave të kryqëzuara, administrative dhe kontrollet e terrenit.

Seanca kaloi në një atmosferë të tensionuar dhe akuza për obstruksione të kryetarit të komisionit.

Përveç krytetarit Çiçakovski që votoi kundër, gjashtë anëtarë votuan “për”.

Në takim nuk kanë marrë pjesë dy anëtarët e LSDM-së.

Çiçakovski shprehu dyshimin e vlefshmërisë së informacionit nga Ministria e Brendshme , në të cilën nuk ka nënshkruar ministri Spasovski, por për anëtarët e tjerë të KSHZ-së, kjo nuk është e diskutueshme.

Për Çiçakovskin, mbeten votuesit e dyshimtë, pa vendbanim në vend.

Nga 139 mijë, 42 mijë janë nga diaspora, por për të tjerët nuk ka të dhëna të sakta.