Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i vërtetoi listat me kandidatura të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor. Në seancën e sotme, përveç dy anëtarëve të LSDM-së, Violeta Duma dhe Igor Milev, nuk mori pjesë edhe Subhi Jakupi, anëtar i propozuar nga BDI.

“Propozoj që në bazë të nenin 67 paragrafi 3 i Kodit zgjedhor, KSHZ në seancën e sotme të sjellë vendim që listën për kandidatë për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë në njësinë zgjedhore numër 1 e dorëzuar nga koalicioni VMRO-DPMNE të konfirmohet”, ka deklaruar Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së.

Listat e dy partive tjera të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje,  Lëvizja Popullore e Maqedonisë dhe Partia Social Demokrate, i kanë dorëzuar listat me një sërë parregullsish. Në listat e dy partive nuk ka numër të mjaftueshme të grave, ndërsa në dokumentet e dorëzuara nuk ka deklarata me shkrim nga kandidatët të notarizuara se e pranojnë kandidaturën, nuk kanë dëshmi prej në gjykata se nuk janë të dënuar me burg më gjatë se gjashtë muaj, ndërsa u kanë munguar edhe vërtetime nga gjykatat kompetente për regjistrimin e partisë dhe kopje të letërnjoftimeve. Për këtë arsye nga KSHZ u dhanë afat kohor për t’i tejkaluar parregullsitë.

“Për shkak të këtyre arsyeve propozoj, në bazë të nenit 67 paragrafi 2 të kodit zgjedhore KSHZ ta ftojë Liljana Ivanovska, përfaqësuese e autorizuar e dorëzuese Partisë Social demokratike të Maqedonisë, PSDM-së, t’i mënjanojë parregullsitë dhe lëshimet e konstatuara në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës”, ka shtuar Çiçakovski.

Jozyrtarisht mësohet se bartës së listave të VMRO-DPMNE-së do të jenë në njësinë zgjedhore 1: Nikolla Gruevski, në njësinë zgjedhore 2: Nikolla Poposki, në njësinë zgjedhore 3: Ilija Dimovski, në njësinë zgjedhore 4: Nikolla Todorov, në njësinë zgjedhore 5: Antonio Miloshovski, dhe në njësinë njësinë zgjedhore 6: Vllatko Gjorçev. Tre prej këtyre kandidatëve janë të aboluar nga presidenti Gjorge Ivanov.