harun2Të dashur miq,

Sot mbushen gjashtë vjetë prej kurë pushoi zemra e Kushtrimit. Kushtrimi ishte vet HARUN ALIU, atëherë një djalë me plot dinjitet e qetësi.

Zemrat e Kushtrimit me shokë, Xhafer Shala, Shaban Zenuni, Qemal Fejzullai pushuan së rahuri sepse u vranë në pritë nga forcat e sigurimit shtetërorë, por IDEALI I TYRE NUK KA PUSHUAR KURË.

Harun Aliu, ishte therë në sy e shërbimeve shtetërore, ata e kishin piksynim për ta dënuar për ta burgosur dhe madje po nuk arinë ta bëjnë këtë ,mbetej për ta likuiduar. Harun Aliu me shokë sipas asaj që u publikua në media, u ,,likuiduan,, në pritë dikund në aksin e rrugës për në f. Radushë. Por ku në fakt mundë të kishte të ngjarë ata të ishin likuiduar akoma është e pa zbardhur !?

Në historinë e shteteve shumë herë ka të ngjarë që disa njerëz edhe për kundër faktit që eventualisht mund të kishin ra ndesh me ligjet dhe se mund të kapen dhe pastaj edhe të gjykohen me procedura nëse ka prova për shkelje të ligjeve, ata për çudi LIKUIDOHEN.

Sekunecat filmike me furgonin e shpuar shoshë nga forcat e sigurimit shtetërorë, do të mbeten plagë në shpirtërat e shqiptarëve , mbase ata kujtojnë se sa bira kishte të shpuara në furgonin e bardhë aq plumba mund të kishin kapur trupat e djemëve të idealit.

A u pritën në kurth këta djem të tokave shqiptare apo u likuiduan dikund tjetër , dhe krejt atë pamje e sajuan karshi botës, mbetet që dikur të ndriçohet.

Për çudi politika heshti, zërat e shqiptarëve në qeveri e parlament u nemitën pa thënë as një fjalë, edhe kjo heshtje do të mbetet në histori.

Miq të dashur, Nuk ka përkulje më të madhe se para zotit dhe dëshmorëve, nuk ka Lutje më të madhe për ata se ti drejtohemi ALLAHUT xh.sh. që këta shpirtëra ti mbanë e ti gradojë me pozitat më të larta në Parajsën e Tij.

Zoti i bekoftë familjet tuaja dhe tokat shqiptare për të cilët Ju dhe rratë dëshmorë.

Qenan Aliu-12.Maj.2016