Një haker në Youtube ka bërë një eksperiment shumë të rëndësishëm duke paralajmëruar të gjithë poseduesit e iPhone që të kenë kujdes pasi një kod i vetëm mund të bllokojë aparatin e tyre.

Sipas tij është vetëm një mesazh me 3 shkronja por nga ai moment aparati ngrin të gjitha funksionet, dhe përdoruesit mund të ristartojnë telefonin e tyre.

Përveç bllokimit të numrit nga mesazhi qëllim-keq, viktima nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar sulmin, edhe pse efektet e saj janë të përkohshme dhe nuk punojnë në versionin më të fundit të iOS.

Kur mesazhi me tre karaktere është pranuar, një iPhone do të bëhet përkohësisht i papërdorshëm, dhe prekja me gisht dhe butonat fizik nuk funksionojnë./albeu.com/