Edhe pse mjaft e re në moshë, mjekja shqiptare Teuta Ameti ka arritur të arrij rrugën e saj drejt suksesit profesional duke filluar punë në Austri  si mjek.

E lindur në Kumanovë ku e krey edhe shkollën fillore,ndërkaq Fakultetin në Grac të Austrise ku dhe  diplomoi si mjeke në moshën 24 vjecare me sukses maksimal .

Duhet theksuar se kjo mjeke rrjedh nga një familje atdhetare që ka kontribuar shumë në dy luftrat e Kosovës e Maqedonisë.

Ajo tani jeton në Arau të Zvicrrës  ku në moshë 28 vjecare  mori  dhe postin  si kryemjeke (Oberärztin) në klinikën univerzitare të spitalit kantonal në Aarau

Kemi të gjithë shumë arsye për tu krenuar ,duke besuar që do të arrij majat e suksesit ashtu sikurse ka filluar.

Fotoja nga Teuta me të fejuarin dhe vëllezërit të cilët poashtu janë të diplomuar në Zvicërr e Austri  si inxhinier kompjuterik.