REAGIM

Kundërshtarët e formimit të Akademisë Shqiptare të Shkencave dalin në sipërfaqe
(Lidhur me formimin e Redaksisë së posaçme të Maqedonisë së Veriut në kuadër të
Enciklopedisë shqiptare
“E duam Sokratin, por më shumë tëvërtetën”!

Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art,
informon opinionin e gjërë publik me disa të dhëna lidhur me fillimin me punë të Redaksisë së Posaçme të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Enciklopedisë Shqiptare. Po rikujtojmë dhe u bëjmë pyetje dy Akademive shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë se; në cilat kritere shkencore janë bazuar kur kanë bërë përzgjedhjen e këtyre personave kur në googlë scholar janë vetëm 2 prej tyre me gjithsejt 20 citime?
Të tjerët nuk figurojnë atje ku matet puna e sejcilit për veprimtari akademike. Do të flasim me fakte. Google Scholar është një vegël hulumtimi që i lejon përdoruesit të kërkojnë burime akademike dhe literaturë shkencore si abstrakte, artikuj me tekste të plota, teza, libra, punime dhe hulumtim shkencor. Pra është ky një numerator citimesh dhe publikimesh më shpesh i përdorur nga Universitetet për matjen e punës shkencore të gjithsejcilit. Nga e gjithë veprimtaria e udhëheqësit të kësaj Redaksie në internet përmblidhet në gjithsejt 5100 indikatorë elektronikë dëshmi që verifikohet në (google search, shikuar me datë 21.10. 23). Për krahasim studenti ynë në PhD, ka 15000 shenja elektronike. Kur krahasojmë autorin e parë të këtij komisioni të posaformuar që me keqardhje konstatojmë se; që nga viti 2014 nuk ka asnjë publikim shkencorë ku ai është autor i pare.
Kjo dëshmon për kritere pa kriter, të një veprimtarie tejet të varfur shkencore me gjithsejt 13 postime (https://scholar.google.com/citations?user=DSM2. Shikuar me datë, 21.10.23)
Përkujtojmë Akademitë shqiptare të Shkencave dhe Arteve se nga 4 takimet që kemi pasur gjer më tani, na kanë premtuar bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta dhe kemi shpresuar se do të kyçemi me sinqeritet në këtë Projekt madhor gjë e cila flet për të kundërtën duke e neglizhuar Akademinë tonë për shkencë dhe art në RMV. Në mënyrë kolegiale u themi propozuesëve se nuk mund dikush që asnjëherë nuk është dëshmuar në profesionin e vet të vë dorë gjithkund pa pasur merita. Pra pa përfillur Kodin e Etikës dhe ligjin për arsimin e lartë, statutet, rregulloret pa pasur asnjë kufi e moral dhe kredibilitet shkencor askush nuk duhet lejuar të punojë në një Redaksi si kjo që është e Posaçme.
Sinqerisht na vjen keq që duhet të reagojmë në këtë mënyrë; por opinioni publik dhe klasa akademike shkencore në Maqedoninë e Veriut, duhet të çlirohet nga kapja e çdo gjëje nga ndikimet partiake, nga individë të pangopur të cilët kanë qenë të parregullt në zhvillimin e tyre profesional.Më poshtë po ua japim linqet (nëse dëshironi të informoheni) për ecjen profesionale dhe shkencore të Kryetarit të redaksisë i po të njëjtit komision. Shikoni ju lutemi dëshmitë që nuk janë demantuar.

Si e mori titullin Aziz Pollozhani Profesor Inordinar në FON pa punuar FARE aty ?! (Dokument)


https://www.infoshqip.com/dyshime-mbi-doktoraturen-e-aziz-pollozhanit/

SKANDAL/Vajza Aziz Pollozhanit studion në Austri, merr pagë në UNT (DOKUMENT)


Ne para disa kohe, me një Komunikatë paralajmëruam për një zhvillim të tillë, por tani po e shohim me sy të hapur se e keqja na vjen pikërisht nga forca politike dhe individë që çojnë ujë në mullirin e MANU-s dhe pikërisht këta forca dhe individë na etiketojnë, shpifin me nxitje nga shërbimet , pengojnë krijimin e një Akademie për Shkencat Shoqërore dhe Albanologjike si institucion me finansim publik me qendër në Shkup; për të cilën kemi dërguar Elaborat në Qeveri dhe Parlamentin e RMV me 121 faqe; ku qartë, elaborohet në detaje ajo që ne kërkojmë e që është përkrahur edhe nga 74 nëshkrues; profesor e akademikë, e në ndërkohë numri ka shkuar në mbi 100 të tillë.
Me këtë rast, nuk dëshirojmë që të nënçmojmë akcilin nga të propozuarit,(ka përjashtime), por; duke respektuar edhe autoritetin e tyre, vlersojmë se emërime të tilla pa kredibilitet nuk i bëjnë mirë as njërës nga akademitë simotra në Tiranë e Prishtinë që lejojnë devijime të kësaj natyre.
Andaj me sinqeritetin dhe respektin kolegial,theksojmë se:
Integriteti akademik është i ulët dhe thuajse inekzistent, për vetë faktin se bëhet fjalë për individ që morën tituj shkencorë vetë duke qenë në pushtet e jo duke ecur permes kritereve ligjore dhe vijës akademike !.
Akademia jonë do të vazhdojë punën edhe mëtutje përkundër këtyre pengesave të cilët i bëjnë individë të papërgjegjshëm, interesaxhi dhe ziliqarë, të pangopur të cilët nuk merrren me punë e hulumtime shkencore; por lëkehen pas politikës së ditës dhe përfitojnë që të jenë gjithnjë pranë tyre, në komisione dhe honorarxhi. Ne pos qe kemi përballë MANU-n tani i kemi dhe njerëzit që tani po nxjerin kokën si kundërshtarë të formimit të Akademisë shqiptare në RMV.
Akademia për shkencë dhe art e shqiptarëve në RMV do të vazhdoj të punojë edhe mëtej me përkushtim, dhe nuk ka fuqi që t,a ndalë pavarësisht paragjykimeve dhe insinuatave për t,u thënë edhe atyre që në kokë të vetë emërtojnë komisine me njerzit e tyre, se iku tanimë koha e kopeve shoqërore dhe brigadave partiake. Sot, industrija e dijes kërkon fakte, numra, evaluim, krahasime, botime në gjuhën angleze me qasje në internet që të bëhen transparente për gjithsejcilin e jo rahagjokse .
Vlerësojmë që njerzit kompetentë që propozojnë kështu komisione, t,a rishqyrtojnë punën e tyre e të ulen për biseda rreth kësaj çështje!
Me konsiderat,

Këshilli për informim i Shoqatës Akademike për shkencë dhe art-Tetovë

Tetovë 21, tetor, 2023