Ish deputetja dhe ish-kryetare e degës së Shkupit të LSDM-së, Sofija Kunovska, vazhdon me qëndrimet kritike ndaj partisë së vet. Nëpërmjet faqes personale në “facebook” ajo ka pyetur se sa persona brenda LSDM-së janë të informuar për paketën me propozime të dërguar deri te BDI-ja.

“Demokracia është fuqia për t`i bindur të tjerët sе idea jote është e drejtë. Bashkëpartiakët e mi meritojnë respekt.” shkruan Kunovska, e cila që kur ngeli jashtë listave për deputet vazhdimisht shigjeton udhëheqjen partiake.