Koment  i redaksisë  Fol.mk

“Heshtja është virtyt i budallenjëve, por indiferenca në kohë krizash është virtyt i vrastarëve”.

Ky është realiteti i politikës shqiptare në Maqedoni, që sillen sikur nuk jetojnë në një vend me popullin e vet, kalojnë në heshtje njëra pas tjetrës sulmet e vandalistëve maqedonas që marrin jetëra njerëzish e fëmijësh të pafajshëm, heshtën për vrasjen e Muhamedali Jasharit, heshtën për 2 vrasjet në Gostivar, heshtën për flakën që u vëndosën pronave shqiptare në Gjorçe Petrov, heshtën në Lagjen e trimave, heshtën edhe ndaj sulmit të familjes Aliu, por edhe lajmin pikëllues për humbjen e Almirit të vogël e pranuan në heshtje. Ku jetojnë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të vetquajturit “baballarë” të shqiptarëve? A jetojnë në Maqedoni? A ndjehen shqiptar? A dëgjojnë piskllamën e popullit apo bashkëjetojnë në harmoni me maqedonasit dhe i ecin bizneset? Sa do që shiten si “patriot”, sa do që nuk heqin nga goja shqiptarinë dhe sentencat patriotike, ata pandërprerë i japin koncesione palës maqedonase dhe thellojnë tradhtinë që u bëjnë shqiptarëve. Kjo politik servile, “pozitës” dhe “opozitës” shqiptare solli vendbanimet shqiptare në kontrollë të qind për qind nga forcat ogurzezë sllave. Ekonomia dhe pasuria e shqiptarëve po rrënohet dhe sistematikisht po tjetërsohet nga servilët mbështetës të pushtetit kriminel VMRO-BDI-PDSH. Roli i këtyre forcave regresive bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për të drejtat e shqiptarëve. Rajoni Kumanovës është bërë vatër për shërimin e epsheve antinjerzore dhe antishqiptare. Heshtni, ju heshtni, le të buçasin Milenkot, Mirka Velinovskat, Llatasat e Taleskat dhe një grumbull të sëmurësh psiqik, që nuk dallojnë shumë nga ju. Le të buçasin mediat e financuara nga pushteti, le të buçasin megafonat sllavo-ortodoks.

©fol.mk