Më 12 shkurt 1502 muslimanët e Granadës, Spanjë, u detyruan të kthehen në të krishterë.
 

Popullsia myslimane kaloi në ilegalitet, duke fshehur besimin dhe zakonet nga autoritetet spanjolle për t’iu shmangur ekzekutimit. Edhe në rrethana të tilla të vështira, “moriskos” (siç i quanin spanjollët myslimanët e tyre) ruajtën besimin për dekada.

Kjo bëri që më 1609, mbreti Phillip të nënshkruante dekretin për dëbimin e myslimanëve nga Spanja. Atyre iu dha 3 ditë afat për të mbledhur plaçkat dhe për të hipur në anije të destinuara për në Afrikën e Veriut ose në rajonet e Perandorisë Osmane – rreth 500 mijë myslimanë ikën.