Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, një vit më parë premtuan se në Poroj do të investohet dhe do të ndalohen problemet me vërshimet që e godasin vazhdimisht fashtin shqiptarë. Pas vërshimeve që përmbyti Porojin kryeministri tha se do të formohet komision dhe do të intervenohet menjëherë.

“Menjëherë pasi komisionet të jenë gati me vendimet e tyre, do të mbajmë mbledhje në Qeveri edhe me kreun e Bashkësisë Lokale që është këtu dhe me komunën, që t’i konstatojmë të gjitha zgjidhjet për pagesat e dëmeve, investime për kthimin e infrastrukturës në normale, dhe pjesën e planit dhe dinamikës për realizimin e planit të UNDP-së, që komuna e ka aplikuar në Qeveri dhe gjitha zgjidhjet e tjera për zgjidhje të përhershme të këtij problemi që përsëritet vite me radhë- tha kryeministri Zoran Zaev” tha Zaev në qershor të vitit 2017 pas vërshimeve që bllokoi gjithë fshatrat shqiptarë.

Kanë kaluar më shumë se një vit në Poroj ende nuk është bërë asgjë, banorët vazhdojnë të jetojnë sërish në ankth pas shiut. Sot sërish Poroji u përmbyt dhe Zaev nuk e çanë kokën për shqiptarët.

Sot në Poroj

Ja çka tha Zaev në Poroj në qershor të vitit 2017