Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për Serbinë, ka thënë se Kosova ka nevojë për një aleancë ballkanike në këtë kohë kur stuhitë ballkanike po kërcënojnë.

”Kur ka qenë LDK-ja në opozitë, është akuzuar për raporte kundër UÇK-së, tash në opozitë është VV dhe po akuzohemi ne. Kur Vetëvendosje do të jetë në qeverisje, nuk do të iu dorëzojmë në gjykatë speciale sepse ne nuk e njohim specialen, por për krimet dhe zhvatjet e pasluftës ne nuk iu mbarojmë, kështu që edhe ju keni interes të vim ne në pushtet”, tha ai.