Mitizimi dhe personalizimi i figurave politike, shpeshherë jep efekt negativ. Rasti i fundit i hapjes se shtabit zgjedhor në Gostivar ku në vend të shkruhet emri i partisë aty shkruhej: Ali Ahmeti. Ky mund të jetë një rast i veçantë që aq shumë e personifikon emrin e liderit dhe aq shumë e neglizhon emrit e subjektit që përfaqëson një strukturë të tërë. Nga foto-ja shihet se organizatorët e kanë bërë emrin e Ali Ahmeti njejtë sikur kanë hapur një butik, ose nga dritat neon me ngjyra mund të thuhet se i ngjan edhe ndonjë barit të natës.

Organizatorët e kanë menduar vetëm ate se si ti vardisen liderit të tyre, pa harruar urejtjen që e shkaktojnë në masë. Ky personifikim i liderit dhe mitizim i liderit bëhet për disa arsye. E para është humbur totalisht besimi mes vete, dhe është krijuar një urejtje organike mes vetë strukturave partiake, përshkak pozitave politike, korrupcionit dhe dehjes nga pushteti i gjatë dhe në mungesë të një ideje të përbashkët shpëtimin mundohen ta gjejnë te emri

i liderit partiak. Një thënie popullore thot se peshku kalbet nga koka. Dhe anetarët e BDI duhet ta dinë se kalbja politike e BDI tani me ka filluar pikërisht nga Lideri i BDI, i cili është përgjegjës kryesorë për dështimin e BDI në të gjitha nivelet. Rasti i dytë është se ka individ që mundohen ta ngrisin në qiell Ali Ahmetin vetëm per nje arsye ta fitojnë simpatinë e tij për të qenë pjesë e listës për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Anëtarët dhe militantët e BDI aq shumë gabojnë me mitizimin e tyre me figurën e Ali Ahmetit i cili nuk do mund ta shpëtojë vehten kur do te hapen procedurat gjyqësore siç është rasti Magjar Telekom, ku “komandanti”  Ali Ahmeti se bashku me Musa Xhaferin akuzohen për miliona euro korrupcion. Andaj epiteti i komandantit moti është zëvendësuar me ate të një mafijashit dhe hajdutit klasik, që me vasalitetin e tij ndaj maqedonasve është pasuruar pafundësisht.