Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar me emërimet e zëvendësministrave në ministritë përkatëse.

Dje gjatë ditës Kurti ka caktuar Enver Dugollin, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në Qeverinë Kurti 2, Ministrinë e Mbrojtjes do ta udhëheqë Armend Mehaj i cili dje pranoi zyrtarisht këtë post nga ish ministri, Anton Quni.