“Marrëdhëniet tona me Serbinë janë jonormale dhe duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, dhe mendoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë si pjesë qendrore të saj. Kjo është thënë nga Presidenti Biden, nga Sekretari Blinken, kancelari Scholz që njohja e ndërsjellë është esenca, pjesa qendrore për normalizim të plotë marrëdhënieve me Serbinë, për të cilën jemi duke u munduar me shumë zell ta ndërtojmë dhe të vazhdojmë tutje me propozimin e BE-së, i cili na është prezantuar dhe e kemi pranuar mbi atë tekst dhe është miratuar në të dy kryeqytetet, si dhe në Bruksel”, ka thënë Kurti.Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan të hënën në Bruksel për ta çuar para procesin e dialogut përmes pranimit të propozimit të Bashkimit Evropian, ndonëse i njëjti nuk u nënshkrua nga të dy liderët.
Takimi i radhës i Nivelit të Lartë është paraparë të zhvillohet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ndërmjetësues do të jetë Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell.