Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar arsyet pse është ndarë blloku opozitar.

Kurti në një intervistë për Zërin ka treguar disa nga arsyet pse nuk ka funksionuar blloku opozitar. Ai gjithashtu ka folur për partinë e Ramush Haradinajt si dhe pretendimet e AAK-së për rrëzimin e qeverisë.

Në intervistë Kurti gjithashtu thotë se mungesa e parimeve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë që ajo të shkëputet nga VV-ja.

Për më shumë shikoni një pjesë të intervistës së Albin Kurtit, ku ndër të tjera ai fol edhe për listën e përbashkët opozitare për zgjedhjet e parakohshme.

Kurtit ka përmendur katër shanset kryesore për rrëzimin e Qeverisë.

Kurti ka thënë se shansi e parë ishte ‘Marrëveshja Pacolli, Mustafa për ta bërë Atifeten Jahjaga presidente’, shansi e dytë sipas Kurtit ishte kthimi i Ramush Haradinajt nga Haga si dhe shansi i bllokut VLAN.

Ndërkaq për shansin e katër, Kurti thotë se nuk ka përfunduar por që është dëmtuar.