Funksionari i Lëvizjes BESA nga Çairi, Skender Rexhepi-Zejd u rrebelua para ca kohe, sa që edhe shkruajti në facebook disa statuse ku shprehu pakënaqësi nga mënyra e veprimit të disa portaleve që thoshte se i administron partia e tij, shkruan TetovaSot. Mirëpo nuk kanë kaluar as 10 ditë dhe Zejdi i ka fshirë këto postime nga facebooku, që do të thotë se dikush në parti e ka disiplinuar atë.
Zejdi statusin e fundit kundër portaleve të afërta me BESËN i pati në momentin që plasi skandali se në Çair Lëvizja BESA kishte përplasje mes grupit të Kastriotit Rexhepit dhe Bekimit Saliut /TetovaSot/
Ky ka qenë komenti i fundit i tij kundër portaleve të afërta me BESËN.
“Koncepti dhe rrugëtimi politik i Lëvizjes BESA më shumë po dëmtohet nga portalet “e afërta” me Lëvizjen BESA, se sa nga portalet tjera të cilat paguhen për të shpifur mbi aktivitetet e strukturave politike të BESËS.
Prandaj, portalet tjera le të vazhdojnë të shpifin mbi ne, se edhe ashtu askush nuk u beson atyre.
Ndërsa, nga portalet “e afërta” me ne, kërkoj që të ndërprejnë politikbërjen, sepse këtë punë ashtu edhe siç u takon, e bëjnë strukturat dhe organet përgjegjëse të Lëvizjes BESA.
Sulmet dhe shpifjet e portaleve tjera, veçse e forcojnë Lëvizjen BESA, ndërsa “politikbërja” e portaleve “të BESËS” i dëmton raportet brenda strukturave të Lëvizjes BESA