Në një kronikë televizive Tv Uskana, ka ngritur çështjen e një Mnifestimit Fetar me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s i cili u mbajt javën e kaluar në hapsirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke hapur dilemën se a duhet këto aktivitete të rëndësishme fetare të organizohen nëpër Universitete sic është rasti i aktivitetit në fjalë.

Gazetarët e Tv Uskanës kanë intervistuar disa analistë, dhe profesor Universitar të cilët kanë vlerësuar se universitetet duhet ta ruajnë autonominë e tyre universitare, shkencore dhe akademike.

Në këtë pyetje analisti Alajdin Demiri u përgjigj: Edhe pse Myftinia e e Tetovës disponon me hapësirat e saja për aktivitetete të këtilla me karakter fetar, disponon edhe me objekte tjera që janë pronë e BFI-së të përshtatura për ngjarje të rëndësishme fetare dhe një prej tyre është fakullteti i shkencave Teologjike dhe islame në Shkup ku kishin mundur të mbahen këto manifestime, ndërsa ato zgjodhën hapësirat e Amfiteatrit të Universitetit të Tetovës me cka u shkel rëndë dhe u keqpërdor pavarësia e Universitetit në aspekt akademik.

Gjithashtu kësaj pyetje të gazetarit të tv Uskanës i është përgjigjur edhe profesor Universitar Vebi Bexheti i cili thot se nuk është kundër këtyre manifestimeve por por ai thot se një manifestim i tillë nuk është dashur të mbahet në Amfieteatrin e Universitetit të Tetovës , por që ka objekte fetare ku është mundur të organizohet nje manifestim me karakter fetar, ai gjithashtu thot se është për debate shkencore ne lëminë fetare ku do të ishin organizuar në ​Universitetin e Tetovës si shumë organizime shkencore që janë mbajtur në Universitetin e Tetovës por jo edhe për Mevlude, duke thënë se për aktivitete të tilla ka vende adekuade si Medreseja, Universiteti Teologjik. Xhamitë të cilat për fat të mirë i kemi me bollëk shtoi më tej profesor Vebi Bexheti.

Të njejtin mendim rreth manifetimeve fetare në Universitetin e Tetovës ndan edhe profesori Xhelal Iljazi i cili në një deklaratë për televizionin Tv Uskana u përgjigj: Mendoj se veprimtaria politike, partiake, fetare, përfshi edhe veprimtarine idologjike, mendoj se nuk kanë vend dhe nuk duhet të kene vend në sistemin arsimor dhe nuk duhet të kenë vend në sistemin arsimor këtu tek përfshire edhe shqiptarët në shkallë kombin në Shqipëri dhe Kosovë për arsye se feja ktu në Shqipër, Maqedoni dhe Kosovë feja është e ndarë nga shteti dhe për dallim nga vendet arabe dhe islamike , për dallim nga Turqia dhe Irani ku shpesh here feja eshte pjese e sistemit arsimore dhe nuk është e ndare nga shtetit, ndërsa tek ne punët janë të qarta dhe feja është është e ndare nga shteti vec arsimit vec politikës dhe vec sistemit arsimor. Universiteti i Tetovës është një institucion i fuqishëm shumë prestigjioz dhe duhet të ruajë prestigjin e vetë dhe ndikimet nga jashtë.

I menjëershëm ka qenë reagimi i Muftiniut të Tetovës. Z Qani Nesimi, i cili kësaj rradhe serisht kishte keqpërdor Xhaminë dhe xhematin, ku në vend të dersit ai i kishte dhënë të drejtën vehtes për të shpallur intelektualët shqiptar si ateistë. Ky gjest i turpshëm i Muftiniut të Tetovës, për të shpifur një të pavërtetë, a dihet se shpifja është një gjest i ndaluar nga vetë feja Islame mande cilësohet si akt i turpshëm dhe i pahishëm, aq më shumë kur këtë e bën njeriu i parë i muftinisë së Tetovës, i cili duhet të jetë shëmbull edhe për hoxhallarët tjerë, për fjalorin e tij, dhe jo të jetë shpifës dhe ofendues, pikërisht nga një vend i shenjtë, dhe një shtëpi e Zotit të është Xhamija. Ai poashtu ka keqpërdorur edhe xhematin e xhamisë të cilët kanë shkuar për tu falur dhe lutur, dhe jo për ta dëgjuar mllefin e Muftiniut të Tetovës, i cili ka imputuar kualifikime të cilat janë të ndaluara nga kultura jonë fetare.

Ky etiketim i rëndë dhe fyes duke i kualifikuar figurat intelektuale si ateistë vetëm se kanë thënë se Universitet duhet të ruajnë autonomine e tyre Universitare shkencore dhe akademike, nuk mund ti jape në asnjë mënyrë të drejtë Myftinut të Tetovës të shpallë dikend ateistë, këtë nuk ja lejon as feja e as Zoti. Por muftiniu tregohet i pamëshirshëm edhe ndaj personaliteteve të ndryshme, profesorëve universitar që kanë edukuar me vite breza, kanë qënë në vijë të parë gjatë shumë proceseve kombëtare, përfshirë edhe themelimin e Universitetit të Tetovës si dhe kanë vuajtur me vite burg për Flamurin kombëtar.

Në vazhdim:

Ja deklarata e Nesimit në ligjëratën:

Kurse deklaratat e Demirit dhe Bexhetit për TV Uskana mund ti shinhi në linkun në vazhdim: