Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas përfundimit të takimit në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ka reaguar ndaj komunikatës që ka lëshuar Zyra e Mogherinit.
“Komunikata nga Brukseli po thotë “Diskutimi me tutje u fokusua në zotimin e dyja palëve për të punuar në implementimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, të bazuar në marrëveshjet tash më të nënshkruara”. Për Mogherinin Gjykata Kushtetuese e Kosovën nuk ekziston. Për Vuçiqin ‘nuk ekziston e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese e Kosovës’. Për Mustafën Gjykata Kushtetuese nuk ekziston.