Shkruan: Qenan Aliu

Deputetët e kanë të drejtën për të votuar për vetëshpërbërjen e parlamentit. Por ajo bëhet ekskluzivisht sipas dispozitave që përcakton kushtetuta, me numrin e nevojshëm të votave dhe me nevojën e organizimit të zgjedhjeve të parakohëshme në interval kohorë poashtu të paraparë me dispozitat e sajë.

Kushtetutshmëria e shpalljes së këtyre zgjedhjeve për 24 prill, padyshim se është diskutabile për disa arsye.

Parlamenti Maqedonisë, sipas një Marëveshje politike me plotësimin dhe ndryshimin e kodit zgjedhorë , në këtë ligj pra në kodin zgjedhorë ka PREJUDIKUAR datën e zgjedhjeve paraprakisht pa u plotësuar njëra nga kushtet që parashef dispozita kushtetuese. Pra para se të sjellë vendim të vetëshpërbëhet.

Shpërbërja bëhet me Vendim të parlamentit, ku mund të parshifet edhe data e mbajtjes së zgjedhjeve konform intervalit kohorë të paraparë me kushtetutë.

Pastaj,moment tjetër diskutabil është, ajo se Vendimi për shpërbërje parashef që efektuimi i shpërbërjes të vlejë më 24. shkurt 2016-të, për tu plotësuar kushti kushtetues prej 60 ditësh nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve.

Vendimi për shpërbërje të parlamentit nuk është akt që mund të ketë veprim juridik të PROLONGUAR, ashtu siç p.sh.ligjëdhënësi kur vendos një ligj të hyjë në fuqi nga dita e tetë e shpalljes në ,,Gazetën Zyrtare,, , kurse përcakton datë prej kurë mund të fillojë zbatimi i ligjit.

Pra,a mund të prejudikojmë se çfar mund të sjellë ky parlament i vetshpërbërë deri më 24 shkurt sepse sipas tyre ata mund të vendosin edhe për diçka që mund ti kujtohet Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Momenti tjetër që poashtu është diskutabil ka të bëjë me faktin se, ky vendim arbitrarë edhe përkundër alibis se kjo datë ka qenë i përcaktuar në marveshjen politike e cila nuk u respektua sipas afateve nga vetë pushteti, ngërthen në vehte edhe spektrin e TË DREJTAVE TË NJERIUT për mos pasje të mundësisë që të zgjedhë dhe të zgjidhet, për arsye të mos aritjes së konsensusit politik e juridik. Pra arbitrariteti bën përjashtim të PJESËMARJES së qytetarëve në garën politike me të cilën bëhet cënim i rëndë i demokracisë.

Ndryshe, kjo kushtetutë për këtë sistetm zgjedhorë proporcional për zgjedhje të deputetëve nuk parashef CENSUS të daljes së votuesve, sikur që përcakton p.sh. 40 % (censusi) për zgjedhje të presidentit të vendit, apo censusi për zgjedhje të kryetarit të komunës i cili është parashikuar me ligj.

Pra sipas logjikës së këtijë pushteti dhe mospasje të përcaktuar CENSUS të trupit votues për zgjedhje të deputetëve me një sistem proporcional, edhe sikur të votojnë vetëm p.sh 7 votues me këto norma në një njësi zgjedhore ata kanë legalitetin e zgjedhjes. Por ku është legjitimiteti.

Atëherë , çfar legjitimiteti mund të kenë këto zgjedhje, kur do të jenë të bojkotuara nga p,sh. nga më shumë se gjashtëqindë mi votues, simpatizant, anëtarë opozitarë pa dallim përkatësie si dhe përqindjes enorme të ABSTENIMIT të qytetarëve nga votimi.

Miq të dashur, demokracia nënkupton pjesmarje të qytetarëve, asnjë pushtet nuk ka të drejtë në mënyrë arbitrare të përjashtojë ato nga garimi në zgjedhje.

Demokracia kërkon kompromise që zgjedhjet të jenë të drejta duke spastruar listën e përgjithshme zgjedhore dhe detyrimisht me ligj kompromisi për MEDIAT.

Në të kundërtën shqiptarët në Maqedoni diskriminohen p.sh. edhe si pasojë e pazarllëqeve të një TEMELLKO kmet i Pustecit që sipas Jankullovskës ,të gjorët na organizojnë me VMRO-Dpmne ,njëri pas tjetrit me karta identiteti të fallsifikuara të votojnë për politikat publike të Nikolla Gruevskit dhe dinastisë së tijë.

Çfarë po ndodhë në këtë shoqëri ?

qenan