Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 93-të dhe të 94-të.

Në rend dite të seancës së 94-të të ligjeve për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës dhe kulturës, mas-mediave, rini dhe sport, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për plotësimin e Ligjit për shërbimin e ARM-së, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikimet elektronike, për ndryshim të Ligjit për agjencinë operative-teknike.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistem me një sportel dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shfrytëzim dhe dispozicion me gjërat në pronësi shtetërore dhe me gjërat në pronësi komunale, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, për plotësim të Ligjit për shitjen dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Maqedonisë së Veriut, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet nga karakteri publik. Për siguri të komunikacionit në rrugë, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bankat, për supervizion të sigurimit, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë, për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës.

Në rend dite të seancës së 93-të është ratifikimi i Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësore-juridike, si dhe propozim ligjet shtesë për kryerjen e sanksioneve, për shërbime, për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhime të ngjashme.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për mbrojtje sociale, për sigurim social për të moshuarit, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligji shtesë për praktikim në lexim të dytë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpërblimet shtetërore, për ndryshim të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të dytë, propozim ligji shtesë për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore, për ndryshim të Ligjit për sportin, me procedurë të shkurtuar, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar./MIA/