Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite me 49 vota “për” dhe 14 kundër e solli Vendimin për miratimin e Planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2016.

Deputetët e opozitës kanë votuar kundër Planit financiar, pasi që, sipas tyre, servisi publik radiodifuziv është shndërruar në servis partiak.

Deputeti, Kërsto Mukovski i VMRO – DPMNE në replikë tha se deputetët e LSDM-së po tentojnë të manipulojnë me opinionin, gjegjësisht me qytetarët. Ai shtoi se në raportin e EBU (Unioni radiodifuziv evropian) qëndron se RTVM ka marrëdhënie të balancuar midis pozitës dhe opozitës.

Për momentin RTVM, tha Mukoski, i ka borxhet më të ulëta, punon në mënyrë më rentabile edhe atë me numër të vogë të të punësuarve.

Kryetarja e Këshillit programor të RTVM-së, Snezhana Klinçarovska theksoi se qytetarët e Maqedonisë publikisht duhet të kenë pasqyrë në programin dhe planin financiar për vitin 2016.

Ajo shtoi se RTVM si anëtare aktive e EBU e ka njërin prej buxhetëve më të vegjël, por edhe krahas kësaj arrin t’i realizojë të gjitha obligimet e ndërmarra.

Buxheti ynë, tha Klinçarova është më i vogël për tre deri në 10 herë se buxhetet e serviseve radiotelevizive të vendeve fqinje.

Me votimin e Vendimit për miratimin e Planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2016 përfundoi puna për seancën 91.