Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në kaudër të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 85-të i miratoi propozim-plotësimet e ligjeve për ndërtim dhe për tokë ndërtimore, që të dy në lexim të parë.

Deputetët debatuan për Propozim-ligjin për gjelbrim urban, në lexim të parë, parashtruar nga Liljana Popovska, Sollza Grçeva, Ljubica Buralieva, Roza Topuzovska Karevska dhe Pavle Trajanov, por nuk e dërguanj për lexim të mëtutjeshëm.

Me kërkesë të koordinuesit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski dha pauzë prej gjysmë ore.

Kuvendi do të vazhdojë me punë në orën 15:00, ndërsa në rend dite janë propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit., për plotësim të Ligjit për nëpunësit administrativ, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhetet, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për borxhin publik, si dhe Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shoqërore dhe shtetërore, parashtruar nga grup deputetësh dhe të gjithë në lexim të parë.