Nga mesnata ulje e re e çmimit të derivateve të naftës. Benzina dhe Dizeli do të ulen për 3.5 denarë për litër.

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës çmimet e karburanteve ulen mesatarisht për 14 për qind, përkatësisht  8,83 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER- 95 do të jetë 57.5 denarë për litër, EUROSUPER BS -98 do të shitet për 59.5, ndërsa EURODIZELI do të kushtojë 39 denarë.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 4 denarë dhe do të kushtojë 27,5 denarë. Ndryshimi bëhet për shkak të uljes se çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e fundit.