Ndonëse prej shumë kohësh e ka ruajtur nga mediat djalin e saj, ditën e sotme këngëtarja Ingrit Gjoni ka bërë lëshim.

Ajo ka publikuar në Instagram dy foto të vogëlushit Parid, i cili duket i veshur me shumë stil, njëlloj si nëna e tij. Detaji që bie në sy është vendosja e syzeve tek vogëlushi, i cili vlen të thuhet se ka një ngjashmëri të madhe me të ëmën.

Por ndonëse ka një lidhje disa vjeçare me babanë e djalit të saj, Ingriti nuk ka preferuar që anën familjare ta bëjë të njohur për publikun.

ingrid-gjoni1