Shkruan: Arben Labenishti

Populli ynë ka histori me shumë gjak të derdhur dhe sakrifica të tjera, për ta ruajtur idenditetin kombëtar, për krijimin e shtetit, për ruajtjen e Shqipërisë në kufijtë politikë të vitit 1913 dhe për mbijetesën e lirin akoma të pa kurorëzuar plotësisht të pjesës së kombit në trojet e copëtuara padrejtësisht. Rënja e komunizmit dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave, hapi një horizont më të favorshëm dhe shpresedhënës për gjeopolitikën shqiptare. Ndërtimi dhe ruajtja realiste e miqësis dhe aleancave me shtetet që kanë interesa të përputhshme me ato të kombit tonë, ishte dhe vazhdon të jetë një mundësi e mirë për progres në procesin e realizimit të kauzës sonë kombëtare. Si rezultat i kësaj, lufta jonë e drejtë në fundshekullin e kaluar – fillimshekullin që jetojme, përfundoj me Çlirimin e Kosovës dhe Marrëveshjen e Ohrit. Këto janë arritje me rëndësi të veçantë, në rrugën e përpjekjeve të popullit tonë për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në trevat e veta.

Kjo pozitë ndërkombëtare e favorshme për çështjen shqiptare, nuk u shfrytëzua në vazhdimësi nga klasa jonë politike për të përfituar nga mundësit e dhëna. Klane politiko-ekonomike, në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, e neglizhuan përgjegjësin që ju ngarkonte kjo periudhë historike. Qeverisjet e tyre, në mënyrë shpërdoruese dhe makutëri, i shtrinë tentakulat e krimit në privatizimin e ndërmarrjeve dhe pronës shtetërore, në fondet publike, në urbanizëm, në arsim, në shëndetësi, në mediume, në prokurori, në gjykata,…. Ata, mbollën përçarjen, grindjen, korrupsionin, shantazhin, klientializmin, mashtrimin, shfrytëzimin, armiqësin, dhunën,… Kështu u prodhua jostabilitet politik e social, nga i cili më së shumti është dëmtuar çështja jonë kombëtare.

Klasa jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar, me veprimet e saj e ka zhveshur popullin nga vlerat e kulturës dhe traditës kombëtare, pjesë e së cilës është edhe besimi tek Zoti. Ajo e ka shkëputur nga fryma dhe mësimet e periudhës së rilindjes. E ka larguar nga të kuptuarit e mesazheve të historisë për problemin kombëtar shqiptar. Këto janë shtyllat të cilat përbëjn fanarin orientues të kombit në rrugën e realizimit të interesave të tij. Devijimi nga ato, mund të jetë me pasoja të mëdha për të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Ky mjedis, me punën joprofesionale të institucioneve, egoist dhe injorues për qytetarin, përjashtues dhe hakmarrës, varfërues dhe armiqësor, me dashuri të zbehur për kombin dhe atdheun, ka pamundësuar jo vetëm përpilimin dhe maksimalizimin konkret të programeve dhe strategjive të mirstudiuara në interes të shqiptarëve, por edhe realizimin të marrëveshjeve dhe projekteve ekzistuese. Ai e ka stresuar, çorientuar dhe dekurajuar popullin. Prandaj shqiptarët kan ikur dhe vazhdojn të ikin nga vendi i tyre.

Tek këto veprime destruktive të politikës shqiptare, në raport me institucionet e shtetit, marrëveshjet dhe programet politike ekzistuese, e gjejmë pamundësin e konsolidimit dhe stabilizimit politik e social të Shtetit Shqiptar të gjymtuar, të Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo sjellje e klasës politike, me paaftësin për detyrën e saj, shkakton edhe zhgënjim të vendeve mike. Kështu cënohen shtyllat strategjike thelbësore për materjalizimin e interesave të kombit tonë.

Ata që e duan, por edhe e stimulojne kriminalizimin e politikës shqiptare, si rrjedhojë edhe të institucioneve të shtetit, të cilat gjenerojnë destabilizim politik e social, janë fqinjët tanë dhe miqtë e tyre. Historia dëshmon, se në këto situata, ata kanë përfituar në dëm të interesave shqiptare.

Kriminalizimi i politikës dhe institucioneve të shtetit, është faktori i parë për nga rrezikshmëria që i ka dëmtuar dhe vazhdon t’i dëmtoj shqiptarët. Rruga e vetme e kapërcimit të kësaj të keqe ështe vendosmëria për ta luftuar atë pa toleranc. Kjo është nevojë imediate dhe përbën vepër kombëtare që duhet çmuar më shumë se çdo gjë tjetër. Por ajo është shumë e vështir, sepse ata që duhet luftuar janë sundues të drejtpërdrejt ose të tërthort të institucioneve të shtetit. Prandaj për suksesin e dekriminalizimit, kërkohet vendosmëri, urtësi, mbështetje popullore dhe në veçanti inkurajim, shtytje dhe detyrim të politikës nga miqët tanë.

Dekriminalizimi është intetres strategjik i kombit, i cili e hap rrugën për ndërtimin e politkës dhe institucioneve të Tiranës, Prishtinës dhe atyre shqiptare në Maqedoni me principet e përgjegjshmërisë dhe ndëshkueshmërisë. Kjo, do të na krijonte ambientin e përshtatshëm që të ndërtojm modelin efikas, për stabilizimin, forcimin dhe organizimin e mbarë shqiptarëve në rajon, për perballjen me sfidat e shumta, përpjekjet dhe konkurencën me fqinjët intrigantë dhe komplotist.

Është detyrë e politikanëve që kanë ngelur të pastër, po ashtu edhe intelektualëve dhe shoqatave joqeveritare, së bashku me popullin, të mbështesim, kërkojmë dhe kontribuojmë për themelimin dhe ruajtjen e Prokurorive Speciale, Byrove Kombëtare të Hetimit, Gjykatave Speciale dhe institucioneve a mekanizmave të tjera për ta luftuar krimin.

Përkulja dhe bashkëjetesa me krimin na lë të shfrytëzuar, të nëpërkëmbur, pa liri dhe dinjitet.

Populli ynë e ka domosdoshmëri përballjen pa këthim për ta fituar krimin.