Deputeti I Partisë për Emancipimin e Romëve, Amdi Bajram dhe aleat i VMRO-DPMNE ka pranuar një lajm të keq, pasi që Qeveria ka shkarkuar nga detyra bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij, Rexhep Ali Kupi.

Ky i fundit pas 9 viteve drejtor i Drejtorisë për zhvillimin dhe përparimin e arsimit të komuniteteve pakicë, është shkarkuar me vendim të Qeverisë. Ali Kupi konsiderohej si dora e djathtë e Bajramit, i cili shpeshherë e kishte pranuar këtë edhe para gazetarëve, duke kërkuar që ata të drejtohen për çdo pyetje tek bashkëpunëtori i tij.

Por largimin nga kjo detyrë me emocione e ka përshkruar edhe Rexhep Ali Kupi, përmes faqes së tij në facebook. Ai ka shkruar se ka pasur rezultate gjatë drejtimit të këtij institucioni, ndërsa ka uruar pasardhësin e tij.  Drejtor i ri i kësaj drejtorie është zgjedhur Milutin Stançiq. (INA)