Moti nesër në mëngjes do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Gjatë ditës vranësirat gradualisht do të rriten, dhe në pjesët perëndimore të vendit priten deri në fund të ditës reshje dëbore në male dhe në zonat më të ulëta reshje shiu dhe të borës. Trashësia e borës në male do të rritet dukshëm, transmeton TetovaSot.

Temperaturat e mëngjesit do të shkojnë nga minus 15 deri në minus 6, dhe gjatë ditës nga 1 deri në 6 gradë.

Të dielën do të ketë stabilizim të motit, dhe të hënën do të mbizotërojë kryesisht mot i vrenjtur me reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm. Vetëm në disa vende më të ulëta reshjet do të jenë nga shiu dhe bora./TetovaSot/