Land Rover Defender Zulu² vjen me seri të limituar (Foto)

rover1Kompania britanike JE Motorworks është përkujdesur për modifikimin e modelit Defender me motor V8.

Fjala është për modelin Land Rover Defender Zulu², i cili posedon motorin 4.7-litër V8 me kompresor dhe me kapacitet prej 475 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me gjashtë shpejtësi, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Defender Zulu² tani posedon edhe amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, rrotat dhe gomat e reja, si dhe diferencialin LSD të modifikuar

Në këtë paketë të modifikimit të këtij modeli, gjendet edhe etiketa JE, hapësirat më të mëdha për ajër në pjesën e përparme, dritat LED, interier prej lëkure dhe ulëset me ngrohje.JE Motorworks paralajmëron serinë e limituar në vetëm 25 Defender Zulu², ndërsa sa i përket çmimit, ky model kushton rreth 150 mijë funte.

rover4rover2