Në Gjykatën Penale sot vazhdon seanca për rastin ‘Total’, ku i dyshuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq Llatas.
Tre seancat e fundit nuk u mbajtën për shkak të mungesës së Llatasit për shkaqe shëndetësore dhe familjare.
Gazetari Dragan Pavlloviq-Latas është i dyshuar për fshehje tatimi si pronar dhe udhëheqës i ndërmarrjeve të marketingut dhe shërbimeve këshilluese “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamkas” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup dhe ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridik, me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë parashtruar të dhëna të rrejshme. personat juridik e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.