Nga Avni Tafili
Të nderuara motra e vëllezer,

Të dashur aktiviste, simpatizante e përkrahës,
Jemi një popull, një familje e madhe. Ka në mesin tonë të ditur, më pak të ditur e shumë të paditur. Ka idealist, parimor, ambicioz, flijues. Por ka edhe nevojtarë, të lodhur, të ngarkuar, emocionale, siç ka falës, tolerant, edhe mosdurues, grindavec etj. Si dhe ka edhe përdorues, shfrytëzues, mashtrues.

Kini kujdes ndaj të gjitha këtyre llojeve të anetarëve të familjes. Kështu që, si qytetar shqiptar, si dashamirës i juaji, ju ftoj të tregoheni sa më të pjekur, të kujdesshëm e durimtar ndaj këtyre kategorive brenda familjes së madhe.

Mos bini pre e atyre që bëjnë sikur shqetesohen për ju, që bëjnë sikur brengosen për ju, që bëjnë sikur ju duan e ju mbështesin.
Ju ftoj të bëni përpjekje për të flijuar nevojat e tekat tuaja personale për të qenë në shërbim të të gjithëve, në shërbim të shoqërisë. Mos i përbuzni të diturit e të moshuarit tuaj, po as mos i nënvlerësoni të vegjëlit tuaj. Respektoni më të rriturit tuaj, tregoni butesi ndaj më të vegjëlve, dashuri ndaj atyre që dijnë më shumë se ju, e tolerancë ndaj atyre që dijnë më pak se ju. Tregohuni mirenjohës ndaj atyre që ju mbështetën fuqishem, ndaj atyre që ju përkrahen kur ishit më pak e më të dobët. Tregohuni mirënjohës ndaj atyre që ju qëndruan besnik e ju votuan.

Besatarë jane ata që besojne. Por nuk i mjafton besës vetëm besimi, me besimin duhet të jetë durimi, drejtesia e ndershmëria.
Ju kam ndjekur dhe tek ju, u pat ndezur llambëza e dashurisë, shpresës dhe nderit për përfaqësimin politik e institucional të shqiptarëve në RM, si forcë politike shqiptare me besë, drejtësi e ndershmëri. Pra, qëndroni shembull i bukur për të tjerët, dhe vazhdoni bashkë si nje trung, me të gjitha mospajtimet.

Ju pafsha sa më të vëllazëruar, sa më të bashkuar!