Dakordohem me “primatin në Strugë” që e kanë dhe atë nuk mund t’jua marrë askush, pra ju keni primatin e deponisë (helmim i qytetarëve), rrugë të shkatërruara, mospasje të ujit për gati një muaj e gjysëm, mospastrimi i rrugëve gjatë sezonit dimëror, e shumë halle tjera. Prandaj ejani të zgjedhim kandidatin konsensual, të gjithë partitë shqiptare, por edhe ju organizata jo-qeveritare dhe intelektualë, ejani ta ndërtojmë Strugën të gjithë sëbashku, ka theksuar Riat Abduramani nga Lëvizja Besa në Strugë.

Nga LR-PDSH nuk preferuan të komentojnë qëndrimin e degës së Besës në Strugë për kooperimin e subjekteve shqiptare rreth një kandidati konsesual në zgjedhjet për kreun e Komunës së Strugës.

Syrja Rashidi,kryetar i degës së LR-PDSH-së në Strugë njëkohësisht deputet në parlament i pyetur nga Strugalajm.com rreth qëndrimit të Lëvizjes Besa, potencoi se LR-PDSH do të ketë kandidatin e vet në Strugë si subjekti që ka primatin me më shumë vota te shqiptarët ,ndërsa sa i përket bashkëpunimit eventual, ai tha se ata janë të hapur për bashkëpunim në funksion të zgjerimit të mbështetjes.

Ndërkohë, i pyetur se kur do të ndodh zyrtarizimi i kandidaturës nga LR-PDSH ,Rashidi potencoi se do të ndodhi pas konsumimit të procedurës partiake duke respektuar limitet ligjore që përcakton 15 tetori.Si kandidatë të mundshëm nga LR-PDSH për kreun e Strugës sderi tani në opinionin e këtushëm përmenden lideri Ziadin Sela si dhe Garip Kaba.