Duke pasur parasysh ankesat e shumta nga ana e qytetarëve të Tetovës në lidhje me deponinë në hyrje-dalje të qytetit, e më së shumti banoëve të lagjes Drenovec, duke qenë të dëshmitarë të gjithë ne se pavarësisht kërkesave të shumta të qytetarëve për largimin e mbeturinave, kërkesa të cilat në vazhdimësi janë neglizhuar nga ana e autoriteteve komunale, Lëvizja BESA ka vendosur që përmes një aksioni vullnetar të bejë pastrimin e mbeturinave të kësaj deponie e cila rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve të lagjes. Shpresojmë se këtij akcioni vullnetar do t’i përgjigjet me vullnet të mirë edhe kryetarja e komunës znj. Teuta Arifi, duke iu bashkëngjitur akcionit. Po ashtu, ftojmë të gjitha OJQ – të dhe individët, të cilët duan të kontribuojnë që bashkërisht t’i zgjidhim problemet e përbashkëta, pavarësisht bindjeve politike.

Lëvizja BESA e le të hapur mundësinë që deri me datë 12 mars 2016, e shtunë, autoritetet përgjegjëse të Komunës së Tetovës të reflektojnë, përndryshe do të jemi të obliguar që ne si Lëvizje të ndërmarrim këtë aksion vullnetar dhe t’i pastrojmë këto deponi.