Pas tërheqjes së faljeve sot nga z. Ivanov, edhe një herë u konfirmua qëndrimi jonë se Maqedonia nuk është kurrfarë shteti. Prej sot ai e ka humbur edhe grimcën më të vogël të legjitimitetit. Falja, duke abuzuar me institucionin dhe sot tërheqja e saj, dëshmon se përfundimisht regjimi ka rënë, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.

Protestat qytetare, ku morëm pjesë edhe ne, e dhanë rezultatin e tyre, ndërsa ato janë shenja e parë se regjimi antishtetëror, por edhe antishqiptar – VMRO-BDI, përfundimisht po bie. Sonte në Shkup po ndjehet entuziazmi që ndjehej në ditët kur rrëzohej Millosheviqi në Beograd.

Me këtë rast BESA shpreh edhe një herë mbështetjen dhe inkurajimin për Prokurorinë Speciale Publike që tash të vazhdojë me punën e saj dhe kriminelët të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe populli të çlirohet prej tyre. Një arsye më shumë për ne është që sonte po rikthehet shpresa që PSP-ja t’i zgjidhë edhe rastet e montuara politike kundër shqiptarëve, që po dergjen burgjeve.