levandovskiCezary Kucharski, menaxheri i Robert Lewandowskit, nuk e ka përjashtuar mundësin që sulmuesi polak të largohet nga Bayern Munich.

E ardhmja e Robert Lewandowski te Bayern Munich është në dyshim. Sulmuesi polak ka zjuar interesimin e Paris Saint-Germain, derisa drejtuesit e klubit p mendojnë që në Allainz Arena ta transferojnë sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuaninin.

Kurse. Cezary Kucharski, menaxheri i Lewandowskit, nuk e ka përjashtuar mundësin që sulmuesi polak të largohet nga Bayern Munich.

“Ne jemi shumë të lumtur në Bayern Munchen. Ne do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen, por unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë,” ka deklaruar Kucharski prë L’Equipe.

“Për mua, ai është numri nëntë më i mirë në botë. Gjithkush e di çmimin e lojtarëve më të mirë në pozitën e tyre, por unë nuk mund të ju jap një shifër. Unë nuk mendoj se Bayern dëshiron ta shes Lewan, dhe unë nuk dua të flas për çmimin e lojtarit”, ka deklaruar ai.

“Në futboll, ju kurrë nuk mund të dini se çfarë do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme është se ai lufton për Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Kucharski, i cili nuk ka dashur të flas asnjë fjalë për interesimin e PSG-së