Fatmir Limaj shprehet i sigurt se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai bën të ditur se protesta e radhes e opozitës do të jetë në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, përderisa thotë se do të ndihej krenar po qe se Murat Jashari do të zgjidhej president i ri i vendit.

Me Kosovën nuk do të mund të qeverisnin poltikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se protesta e radhës e partive opozitare do të jetë më 17 shkurt.

Ai është shprehur i sigurt se më 17 shkurt do të ketë edhe më shumë qytetarë që do të protestojnë kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin sesa që protestuan më 9 janar të këtij viti.

Dersia për zgjedhjen e ish – kryetarit të partisë së tij, Hashim Thaçi, president, i pari i “Nismës” ka thënë se ky i fundit nuk do të mund ta luajë rolin unifikues, ashtu siç kërkohet me Kushteutë./Zeri

limaj