Kryekuvendari Talat Xhaferi për TV Telma ka thënk se nëse qëllimi i masës së paraburgimit është që të pengohet mundësia që dikush, në këtë rast deputetët e VMRO-DPMNE-së të arratisen ose të ndikojën mbi dëshmitarët, pse kjo bëhet tetë muaj më vonë, ndërsa asnjëri prej tyre as që është arratisur, as ka përsëritur veprën, përcjell Fol.

“Sipas ligjit, masa e paraburgimit shqiptohet për të siguruar praninë e personit në gjykatë dhe mos ndikimin te dëshmitarët, të mos përsëritet vepra dhe të mos ikë nga drejtësia. Nëse edhe pas tetë muajve asnjëra nga këto rrethana nuk është realizuar, pse të ketë paraburgim për këto persona. E di që kjo është punë e pushtetit gjyqësor, por dilema qëndron te procedurat në lidhje me ngjarjet. Nuk e di nëse procedurat janë shkelur, por ajo ishte dilema ime”, është shprehur Xhaferi.

Përndryshe, ditë më paraë Kuvendi i RM-së u hoqi imunitetin gjashtë deputetëve të VMRP-DPMNE-së, me qëllim për vazhdim të procedurës gjyqësore, paraburgim, më pas gjykim për ngjarjet e 27 prillit. /Fol/